Festivali i shenjtë i pranverës mbyllet në Indi me veshje e ngjyra pluhuri për celebrim të fundit të dimrit (fotot)

19/03/2022 18:32

Festivali i përvitshëm Hindu i celebrimit të pranverës ka nisur në Indi, ku besimtarët në veshje të çelura hedhin pluhur shumëngjyrësh duke uruar triumfin e të mirës ndaj të ligës.

Sot festivitetet arritën kulmin me procesione karnavalesh në rrugët e shumë qyteteve.

Festa nisi herët në qytetin Vrindavan, ku gra të moshuara lëshonin ngjyrat e përftuara në rrugë bimore  dhe kërcenin së bashku.

Festivali i quajtur ‘Holi’ është një celebrim i përvitshëm që mbahet në Indi, Nepal dhe vendet e Azisë së jugut, i njohur gjithashtu si “Festivali i Dashurisë” apo “Festivali i Ngjyrave”.

Ai bazohet në legjëndën e shenjtorit Krishna, që ishte i ndërgjegjshëm për ngjyrën blu të fytyrës së tij, sipas legjendës prej helmimit nga qumështi i gjirit.

Shenjtori i vogel ishte i dëshpëruar sepse besonte se Radha apo vajza të tjera nuk e pëlqenin.

Prandaj u ankua te nëna e tij e cila e këshilloi të lyente fytyrën qe ngjyra te mos kishte rëndësi.

Tani eventi celebrohet nga mijëra njerëz që hedhin ngjyra nëpër rrugë e njerëz, duke u mbuluar me ngjyra të ndryshme.

Pas një dite të plotë të lojës me ngjyrime, njerëzit pastrohen, qetësohen dhe vishen për ritualet më serioze të darkës, kur ata vizitojnë njëri-tjetrin dhe këmbejnë ëmbëlsira.

Pamjet e mëposhtme tregojnë orgjinë e ngjyrave të krijuar në rrugët e celebrimeve nga pluhuri dhe fishekzjarret në qytetet e Indisë.

Në një prej imazheve shihen artistë të veshur si Lord Krishna e Hyjnesha Radha që kërcejnë për të festuar ditën Holi në një tempull në Amritsar, ndërsa në të tjera shihen fëmijë të lumtur që luajnë me pluhurin e ngjyrave dhe me tullumbaca me ujë.

FOTO GALERI
1/11
Festivali i përvitshëm Hindu i celebrimit të pranverës ka nisur në Indi

Top Channel