SHBA publikon vdekjen e burrit të mbajtur përtokë nga policët, dy muaj para vrasjes së George Floyd (VIDEO)

18/03/2022 18:58

Pamje të rënda janë publikuar së fundmi nga policia e Kalifornisë ku shihet i ndaluari që pak para se të vdesë, thërriste “Nuk marr dot frymë!” ndaj policëve që e mbanin nga sipër.

Ngjarja e rëndë kishte ndodhur dy muaj para vrasjes së George Floyd, i cili përmendi të njëjtat fjalë ndaj policëve që e mbanin nga sipër në Minneapolis.

38 vjeçari Edward Bronstein ishte ndaluar si i dyshuar për konsum alkooli duke drejtuar makinën, më 31 mars 2020, shkruan e përditshmja Los Angeles Times .

I dyshuari ishte dërguar në stacionin e policisë ku oficerët kërkonin të merrnin gjak për të analizuar nivelin e alkoolit por ai kishte refuzuar.

Në videon 16-minutëshe shihet i ndjeri Bronstein i gjunjëzuar përtokë teksa një oficer e mban nga shpatullat dhe një oficer tjetër që nuk shihet në kamera, e urdhëron t’i bindet urdhrit të gjykatës për të marrë mostrën e gjakut.

“Po përpiqesh të sjellësh sherr në këtë çështje,” thotë një prej policëve.

“Nuk po sjell fare sherr,” përgjigjet Bronstein.

Atëherë një oficer e paralajmëron se nëse nuk bindet “do të rrish me fytyrë në tapet derisa ne ta bëjmë”.

Kur ata e shtrijë me forcë Bronstein thërret, “Do ta bëj vetë! Do ta bëj vetë!”

Por disa oficerë e mbajnë atë pertokë nga sipër teksa burri ulëret në siklet, derisa më në fund thotë “Nuk marr dot frymë!”

Bronstein ndalon së lëvizuri dhe pas disa minutash policët kuptojnë se është pa ndjenja. Teksa është i shtrirë një nga odicerët e qëllon me shuplakë në kokë për ta risjellë në vete, dhe më pas e kthejnë me fytyrë.

Familja e Bronstein ka ngritur padi tashmë ndaj nëntë oficerëve dhe një rreshteri policie për forcë të ekzagjeruar dhe shkelje të të drejtave civile.

Video e rëndë u publikua dje pas urdhërit të gjykatës për ta bërë publike.

“Shteti i Kalifornisë nuk donte ta publikonte videon. Falë Zotit gjykatësi pranoi prandaj ne mund ta shohim ,” tha avokati civili familjes, Luis Carrillo.

Carrillo shtoi se video nuk ishte pjesë e protokollit të oficerëve, të cilët kshin kamera vetëm në pjesën përpara makinave të tyre.

“Besoj se ata e regjistruan për motive trajnimi dhe më vonë u detyruan të zbulonin ekzistencën e saj”, shtoi ai për mediat.

Dy muaj më vonë në maj 2020 Geore Floyd vdiq kur një polic në Minneapolis i mbante gjurin në qafë duke i bllokuar frymëmarrjen.

Vdekja e tij shkaktoi protesta të gjera në SHBA dhe thirrje reformim të policisë.

FOTO GALERI
4/6
Bronstein ndalon së lëvizuri dhe pas disa minutash policët kuptojnë se është pa ndjenja

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA