Dua Lipa dhe Callum Turner shfaqen më të dashuruar se kurrë në Itali, momente të ëmbla gjate muajit të mjaltit në Siçili
Pas nisjes së sulmit rus më 24 shkurt, është raportuar gjerësisht se qindra vullnëtarë i janë përgjigjur thirrjes për të luftuar për Ukrainën, shumica e tyre me eksperiencë të mëparshme lufte.
Pas sulmit raketor rus të 13 marsit ndaj bazës Yavoriv në perëndim të Ukrainës ku u raportuan dhjetra të vrarë mes luftëtarëve perëndimorë, vullnetarët janë larguar nga vendi pasi intensiteti i luftës ishte më shumë nga sa e kishin llogaritur, shkruan rrjeti amerikan MilitaryWatchMagazine.
Vullnetari suedez Jesper Soder përshkruante sulmin raketor si “ferri në tokë”.
“Kjo bëri që luftëtarët skandinavë, britanikë e amerikanë të ardhur aty nxitonin drejt kufirit polak. Ata, rusët dinin saktësisht të godisnin, dinin ku ishin depot tona të armatimeve, zyrat administrative.
Një veteran i ushtrisë së SHBA që i mbijetoi sulmit në Yavoriv tha: “Unë mbijetova pasi raketa goditi strukturat dhe jo tendat ku ne po qëndroni”.
Në lidhje me vullnetarët perëndimorë ai shtoi: “Disa ishin ushtarë profesionistë dhe ende kompententë, disa të tjerë pijanecë, me eksperiencë sipërfaqësore lufte, ose njerëz që nuk duhet të ishin fare këtu”, shkruan rrjeti amerikan.
Vdekja e profilit më të lartë e kësaj kategorie është ajo e një veterani kanadez të NATO nga lufta në Afganistan, sniper-it të njohur si ‘Gardiani,’ i cili kishte shërbyer atje nga 2009 to 2011, dhe më pas me militantët kursë sirianë kundër ISIS. Rrethanat e vdekjes së tij ashtu si shumë fakte të tjera nga lufta, mbeten të panjohura. ///MilitaryWatchMagazine
Top Channel