Ankesa e Shullazit për ’41 Bis/ Kushtetuesja: Izolimi qëndron, por iu shkelën të drejtat gjatë gjyqit

18/03/2022 15:27

Dyert e 41 biss nuk u hapën për ta bashkuar me të dënuarit e tjerë, por për ta dërguar në spital Emiliano Shullazin.

I dënuari me 14 vite burgim iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale në të njëjtën ditë kur gjykata kushtetuese i dha të drejtë vetëm juridikisht, por pa i dhënë shansin që ai të dalë prej këtij regjimi të ashpër.

Me vlerësimin se nëse i drejtohet gjykatave të zakonshme ky vendim nuk ka asnjë efekt, gjyqtarët kushtetues qartësojnë se pasi ish-ministrja Etilda Gjonaj vendosi mbylljen e Shullazit ne 41 biss, gjykata e posaçme i cenoi të drejtën për një proces të rregull gjyqësor pasi nga korriku 2020 deri në korrik 2021 e mbylli në 41 biss pa parë provat që e akuzonin si të rrezikshëm.

Për këto arsye gjyqtaret kushtetues këmbëngulin se gjykata e posaçme nuk duhet të dëgjojë vetëm SPAK, por të respektojë barazinë e armëve.

Megjithatë Vladimir Meçe këmbëngul se edhe pse fitore e vonuar, ajo është në kohë që Gjykata e Lartë të reflektojë mbi vendimin e dytë që i zgjati afatin e mbylljes në regjim edhe për një vit tjetër.

“Do t’i drejtohemi gjykatës për rishikim”, thotë Meçe.

41 biss po aplikohet sipas modelit italian që izoloi personazhe të njohur të mafias në këtë vend.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA