Truss: Prova të fuqishme se Putin është “kriminel lufte”

17/03/2022 14:23

Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss, ka thënë se “ekzistojnë prova të fuqishme” se presidenti rus, Vladimir Putin është “kriminel lufte”.

Presidenti amerikan, Joe Biden, e ka përshkruar liderin rus si të tillë, deklaratë që mund të përshkallëzojë marrëdhëniet diplomatike edhe më shumë.

Truss ka thënë për transmetuesin britanik, BBC se nuk mendon që është gabim deklarata e Bidenit.

“Ka prova shumë, shumë të fuqishme se ai është”, ka thënë Truss.

“Ka prova shumë, shumë të fuqishme se krimet e luftës janë kryer dhe se Vladimir Putin qëndron mbrapa tyre”.

“Është detyrë e Gjykatës Ndërkombëtare Penale të vendosë se kush është e kush jo kriminel lufte dhe gjëja më e mirë që mund të bëjmë tani është që të dërgojmë prova, diçka që jemi duke bërë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA