Rrëzohet gjuajtësi ushtarak në veri të Italisë, plagoset piloti italian, vdes britaniku (fotot)

17/03/2022 16:40

Një pilot britanik ka vdekur ndërsa bashkë-piloti i tij italian është plagosur pas rrëzimit të avionit të tyre gjatë një fluturimi stërvitor, thonin sot raportimet.

Avioni i fluturimeve testuese M-346 po fluturonte mbi malet pranë liqenit të Como kur u përplas të mërkurën në rajonin e Lombardisë.

Të dy pilotët besohet se u lëshuan jashtë mjetit, i cili më pas u përplas, teksa kryente “testime për forcat e armatosura italiane”, shkruan e përditshmja britanike MailOnline.

Avioni është përplasur në lartësi 2500 metra para se të merrte flakë dhe të rrëzohej pranë qytezës së Colico.

Shtëllunga të mëdha tymi shiheshin pranë majës së malit teksa dëshmitarët thanë se kishin parë një “top zjarri” dhe mëpas dëgjuar një uturimë të fortë.

Shërbimet e emergjencës thanë se ksihin rekuperuar trupin e pilotit britanik pasditen e aksidentit.

Bashkëpiloti italian i viktimës mbetet në gjendje serioze me “trauma të rënda në fytyrë” në një spital në Milano, shkruan e përditshmja vendase La Repubblica.

Avioni raportohej se kishte fluturuar për shumë orë  dhe ishte duke u kthyer në bazë kur u përplas.

Prodhuesit e avionit, grupi italian Leonardo, shprehën ngushëllime për pilotin e vrarë.

Autoritetet thanë se aksidenti është nën hetim.

“Për fat të keq grupet që arritën në vendin e aksidentit konfirmuan hunmbjen e një prej dy pilotëve”, thonin ata.

FOTO GALERI
1/3
Një pilot britanik ka vdekur ndërsa bashkë-piloti i tij italian është plagosur pas rrëzimit të avionit të tyre gjatë një fluturimi stërvitor

Top Channel