Putin njofton masat për kapërcimin e sanksioneve ekonomike perëndimore (fotot)

16/03/2022 20:00

Presidenti rus Vladimir Putin premtoi sot ndihmë financiare për qytetarët rusë dhe bizneset e vendit, duke bërë thirrje për unitet për tejkalimin e sanksioneve.

Duke folur në takimin e qeverisë në Kremlin, ai i bëri thirrje rusëve “të mobilizohen” për të përballuar vështirësitë e shkaktuara nga sanksionet.

“Kjo është e vështirë për ne, por vala masive e sanksioneve ndaj Rusisë ka dështuar,” tha Putin duke u zotuar për ndihmë ndaj qytetareve.

Ai mbrojti me vendosmëri veprimin ushtrak në Ukrainë duke thënë se taktikat janë “tërësisht të justifikuara” duke shtuar se nuk kishte zgjidhje tjetër përveç dërgimit të ushtrisë.

Putin njoftoi rritje të të gjitha pagesave sociale në të ardhmen e afërt dhe shtoi se ekonomia ruse ka burimet e nevojshme për të zgjidhur objektivat afatgjatë.

“Situata aktuale është një test, por jam i sigurt se do të kalojë me punë dhe dinjitet”, tha Putin.

Si një prej aspekteve të krizës, ai kërkoi që kompanitë private të kishin liri të plotë veprimi edhe në fushat e ekonomisë që dominohen nga shteti.

FOTO GALERI
2/2
Putin i bëri thirrje rusëve "të mobilizohen" për të përballuar vështirësitë e shkaktuara nga sanksionet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA