Nato dërgon 30,000 trupa e luftanije për manovra masive pranë kufijve veriorë të Rusisë (fotot)

16/03/2022 15:31

Aleanca e Natos raportohet se ka akumuluar 30,000 trupa pranë kufijve të Rusisë, mes konfliktit në vijim në Ukrainë.

Britanikja Metro shkruante se rreth 200 avionë e 50 luftanije janë dërguar në veri të Norvegjisë, disa qindra kilometra larg Kremlinit.

Manovrat të quajtura “Reagimi i Ftohtë”  mbahen tashmë çdo vit dhe normalisht nuk kanë lidhje me sulmin muajit të shkuar të Rusisë ndaj Ukrainës, tha aleanca.

Zyrtarët thanë se manovrat ishin përgatitur para nisjes së sulmit të Putin ndaj Kievit por kjo e fundit u ka dhënë atyre një “domethënie të shtuar”.

“Fushata stërvitore është shumë e rëndësishme për gatishmerine e Norvegjisë dhe aleatëve të saj, ku do të praktikojet pikërisht përforcimi i sigurisë së saj”, tha minsitri norvegjez i mbrojtjes  Odd Roger Enoksen.

“Ne nuk po organizohemi prej sulmit rus ndaj Ukrainës, por ky është një motiv për të shtuar domethënien e tyre”, shtoi ai.

Rusia raportohet se ka refuzuar ofertën për observimin e manovrave veriore, ku besohet se po marrin pjesë 27 vende nga Evropa dhe Amerika e Veriut.

Mijëra trupa do të praktikojnë në tokë e në ajër deri më 1 prill, tha në forcat e aramtosura norvegjeze.

“I kemi dhënë informacionin e nevojshëm Rusisë  që është thelbësor për parandalimin e konflikteve”, shtohej në deklaratë.

Njoftimi në faqen e internetit të Natos thuhej: “Manovrat demonstrojnë aftësinë e Natos për dislokimin e mijëra trupave në veri, në të njëjtën kohë kur përforcohet dhe krahu lindor i Aleancës”.

“Manovrat ‘Cold Response’ (Reagimi i Ftohtë) krijojnë një skenar të trilluar të një sulmi ndaj Norvegjisë dhe aktivizimin e klauzolës së Natos për mbrojtjen kolektive”, shtohej në njoftim.

FOTO GALERI
3/4
Zyrtarët thanë se manovrat ishin përgatitur para nisjes së sulmit të Putin ndaj Kievit por kjo e fundit u ka dhënë atyre një “domethënie të shtuar”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA