Olga, ukrainasja që jeton në qytetin port në jug të Ukrainas, Kherson tha se kanë frikë të largohen pasi ekziston mundësia e vrasjes nga rusët.
“Ushtarë rusë janë kudo”, tha Olga “Khersoni është i pushtuar”.
“Askush nuk mund të largohet nga qyteti ose të shkojë në qytet sepse ata vrasin civilë. Ata vrasin njerëz të pafajshëm. Civilët që u përpoqën të largoheshin nga qyteti u vranë. Ushtarët rusë kanë një listë të njerëzve tanë në qytet dhe ata thjesht gjejnë vendin ku jetojnë. Ata shkojnë atje, i gjejnë dhe i vrasin gjithashtu”, shtoi ajo.
Olga pretendon se njerëzit që kanë protestuar janë grumbulluar dhe vrarë.
Ajo thotë gjithashtu se ka mungesë ushqimi dhe ilaçesh, si dhe probleme me gazin, rrymën, ngrohjen dhe komunikacionin.
Top Channel