Policia tha se ka arritur të kapë të dyshuarin e vrasjes me thikë të një çifti, pas identifikimit të tij nga një person që i kishte shërbyer me heret ne restorant.
Autoritetet shpërndanë foto dhe video të një burri të identifikuar si Jean Macean, në lidhje me vrasjen një çifti bashkëshortësh në plazhin e Dayton, SHBA.
Indentifikimi u bë nga Valerie Court, një kameriere në zonë, e cila i kishte shërbyer të dyshuarit të shtunën më 5 mars, kur Macean kishte përdorur kartën e vet të kreditit për të paguar për ushqimin.
“Jam shumë e lumtur që ndihmova për të larguar nga qarkullimi një person të rrezikshëm,” tha Court duke shtuar se Macean ishte ulur në tavolinën e barit të saj për të ngrënë nëj drekë të vonë, me të njëjtën veshje që ishte parë në pamjet e publikuara.
“Mendoja se donte ta linin vetëm pasi nuk fliste shumë, unë vetem i mbushja çajin”, thotë ajo.
Disa orë pas takimti të tyre të shkurtër Terry e Brenda Aultman ishin qëlluar për vdekje me thikë mëngjesin e të dielës, teksa ktheheshin me biçikletë nga shëtitja e tyre.
Policia tha se me anë të faturës së kartës së kreditit të Jean Macean kishin zbuluar adresën e tij në Orlando ku dhe e kishin arrestuar.
Gjykata kishte kontaktur policinë para së të ofronte një shpërblim prej $50,000 mbi të kërkuarin. Ky i fundit u përfitua nga kamerierja.
“Unë nuk e bëra për shpërblimin”, tha Court. “E bëra që policia të largojë nga rrugët një person të rrezikshëm.
Ajo shtonte se është ende e trembur nga takimi me të dyshuarin e vrasjes së dyfishtë por ishte e lehtësuar që është identifikuar dhe arrestuar.
Top Channel