Vladimir Putin thyen lapsin gjatë bisedimeve për Ukrainën duke shfaqur ankthin e tërbimin e fshehtë (fotot)

15/03/2022 17:33

Lideri rus është kapur në kamera duke thyer lapsin gjatë bisedimeve për Ukrainën në Bjellorusi në vitin 2015 kur ishte dhe hera e fundit që Rusia kreu operacione ushtarake para përfshirjes së Krimesë në Rusi.

Zhvillimi i kujtuar së fundmi nga mediat ndodhi kur Vladimir Putin ishte në bisedime me Gjermaninë, Francën e Ukrainën në 2015, që sipas komentatorëve tregon tërbimin e tij ‘të brendshëm’ për çështjen.

Liderët e kombeve kishin arritur marrëveshjen e armëpushimit pas 17 orë bisedimesh në shkurt të atij viti në Minsk, Bjellorusi, pas konfliktit të fundit që përfundoi me përfshirjen e Krimesë në Rusi.

Asokohe presidenti francez François Hollande tha se marrëveshja përfshinte të gjithë çështjet e debatuara si kontrolli kufitar, decentralizimi dhe rivendosja e marrëdhënieve ekonomike, por kjo duhet të ketë pasur pasojat e saj pasi u pa që Putin theu lapsin në tavolinë.

Komentuesit e fushës së psikolinguistikës thonin se liderit rus i dukeshin qartë venat në ballë, që tregonin ankthin për fatin se Rusia “po i përulej” Perëndimit.

Analisti Anders Ostlund, i qendrës ‘European Policy Analysis’, komentonte asokohe: “Ankth? Putin thyen lapsin në bisedimet e #Minsk.”

“Kjo, plus venat në ballin e tij!” shtonte një komentues.

Një tjetër person shkruante “shfaqje klasike e kompleksit të Napoleonit.”

Asokohe kancelarja Angela Merkel, e cila ndërmjetësoi marrëveshjen së bashku me Hollande, thoshte se “tani kemi një fije shprese”, por liderët nuk kishin besë dhe thonin se “ka ende shumë punë për të bërë”, sipas britanikes Daily Star.

“Nuk ishte mbrëmja më e bukur e jetës time, por arritëm të biem dakord për gjërat kryesore  megjithse negociatat ishin të vështira,” tha Vladimir Putin pas takimit në 2015.

Incidenti i para shtatë viteve është rishfaqur  teksa Ukraina thotë se është gati të negocjojë për gjetjen e fundit të konfliktit të përgjakshëm, por pa u dorëzuar ose pranuar ultimatume.

FOTO GALERI
1/5
Lideri rus është kapur në kamera duke thyer lapsin gjatë bisedimeve për Ukrainën në Bjellorusi në vitin 2015

Top Channel