Tuma të lashta zbulohen gjatë punimeve në katedralen Notre Dame në Paris (fotot)

15/03/2022 20:18

Disa tuma dhe një sarkofag plumbi që datojnë nga shekulli i 14-të janë zbuluar nga arkeologët në katedralen Notre Dame në Paris pas zjarrit shkatërrimtar të vitit 2019.

Ministria franceze e kulturës tha se vendvarrimet ishin të një “cilësie të lartë shkencore” dhe ishin zbuluar gjatë punës përgatitore të rindërtimit të majës së shembur të kishës së lashtë.

Ata shtonin se mes tumave ishte dhe një “sarkofag plumbi në formë njerëzore i ruajtur në gjendje të përkryer”.

Arkivoli ishte përgatitur për një “figurë të lartë” dhe datonte prej viteve 1300, që prej ndërtimit të katedrales.

Në vendin e zbulimeve u gjetën gjithashtu elemente skulpturash e pikturash si pjesë e dekorit kishtar të shekullit të 13-të.

Studiuesit francezë thanë se kishin kryer testimet arkeologjike para nisjes së punës ndërtimore për mbështetësit e majës së re.

Ministria tha se koha e hetimit te zbulimeve të reja është zgjatur deri më 25 mars.

FOTO GALERI
1/6
Disa tuma dhe një sarkofag plumbi që datojnë nga shekulli i 14-të janë zbuluar nga arkeologët në katedralen Notre Dame

Top Channel