Kryeministri Edi Rama, është shprehur se nuk e njihte këngëtarin Maluma që performoi dje në Tiranë.
Gjatë takimit me përfaqësuesit e biznesit të vogël këtë të martë, Rama tha se mendoi që Maluma ishte epiteti i ndonjë ministri.
Rama: Mu qepën për Malumën mua. Deri dje nuk e dija kush ishte, thash do jetë ndonjë epitet që i kanë vendosur një ministri. Sot vazhdonin, turp është të protestosh apo të bësh koncertin e Malumës. Nëse mendohet që e kemi bërë ne, s’ka asnjë qindrakë nga ne.
Rama përmendi edhe abazhurin e shumëpërfolur në zyrën e tij, ku tha se atë e kanë sjellë italianët që në 40-tën dhe ka qenë sipër kokave të kryeministrave të tjerë.
Rama: Mu vunë për abazhurin, ma kanë sjellë italianët që në 40-tën, e ndërtuan vetë dhe e kanë sjellë që atëherë. Ka qenë mbi kokën e gjithë kryeministrave të tjerë. Doli që është abazhur floriri dhe më kanë hutuar sheikët e Dubait dhe kam dashur ta bëj zyrën si ata.
Top Channel