Sportisti egjiptian dënon standardet e dyfishta për ‘ndarjen e politikës me sportin’ pas fitores në Londër (foto-video)

14/03/2022 21:19

Sportisti egjiptian Ali Farag ka përdorur dje fjalimin e tij të fitores për të dënuar standardet e dyfishta mediave perëndimore në lidhje me konfliktet “që mund të përmenden ose jo” në botën e sportit, duke krahasuar nxitjen dhe përfshirjen e gjerë në konfliktin aktual në Ukrainë, me errësimin që karakterizon konfliktin më të vjetër të Lindjes së Mesme, Izrael-Palestinë.

Atleti egjiptian dënoi atë që quante hipokrizi të rregullave të ndarjes së sportit me politikën, mes nxitjes për të folur në favor të Ukrainës  gjatë pushtimit të saj nga Rusia.

Farag, i cili fitoi kampionatin e “squash” Optasia Championship në Wimbledon Londër, tha:

“Nuk ishim lejuar kurrë të flisnim për politikën në sporte, por tani papritur është e lejuar”, tha Farag duke nxitur njerëzit të hidhnin dritë aty ku është shtypja e vrasjet në të gjithë botën, duke përfshirë dhe Palestinën.

“Ne të gjithë e shikojmë atë që ndodh në botë tani, dhe askush nuk është i lumtur për këtë. Por askush nuk duhet të pranojë asnjëherë vrasjen dhe shtypjen që ndodh kudo në botë”, tha Farag.


“Dua të them se palestinezët po e kalojnë këtë prej 74 vitesh dhe besoj se meqënëse kjo nuk i përshtatet narrativës së medias, ne nuk mund ta përmendnim. Por tani që mund të flasim për Ukrainën, besoj se mund të flasim dhe për palestinezët, kështu që mbajeni mend këtë”.

Një video e fjalimit të tij është bërë virale në rrjetet sociale dhe mori mbështetje të gjerë.

“Tashmë të mbash politikën jashtë sportit nuk mund të përdoret kurrë di justifikim”, tha një përdorues.

FOTO GALERI
2/3
Farag fitoi kampionatin e “squash” Optasia Championship në Wimbledon Londër

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA