E reja qëllon me thikë të dashurin gjatë ‘intimitetit’ si hakmarrje për komandantin e vrarë iranian (fotot)

14/03/2022 18:44

Një 21-vjeçare raportohet se ka qëlluar me thikë të dashurin e saj brenda dhomës së një hoteli në Nevada, SHBA, si hakmarrje për vrasjen e një gjenerali të lartë iranian në një sulm me dron në 2020.

Nika Nikoubin, është akuzuar me tentativë vrasjeje, rrahje e grabitje të një biznesi, raprotonte rrjeti lokal amerikan KLAS-TV .

Nikoubin dhe burri me të cilin ishin njohur në rrjetin e njohjeve të reja ‘Plenty of Fish’ ishin takuar për herë të parë në Sunset Station më 5 mars, dhe morën një dhomë së bashku, njoftonte policia e Las Vegas.

Kur çifti nisën të kryhenin marrëdhënie seksuale, Nikoubin i kishte mbuluar sytë të dashurit dhe kishte fikur dritën, raporton rrjeti KLAS.

Disa minuta më vonë burri kishte ndjerë “një dhimbje në anë të qafës,” që rezultoi të kishte qenë hakmarrja e vajzës për vrasjen e gjeneralit Qassem Soleimani nga sulmi i trupave amerikane në Irak në 2020.

Pas goditjes me thikë, viktima e kishte shtyrë Nikoubin larg vetes, kishte dalë nga dhoma dhe kishtë thërritur policinë, sipas raportimeve.

Nikoubin i kishte thënë më pas një punonjësi të hotelit se sapo kishte goditur një burrë me thikë.
Edhe gjatë marrjes në pyetje e reja tha se “donte të merrte hak,” dhe se kishte dëgjuar një këngë të titulluar “Grave Digger” (Varrgërmues) që i kishte dhënë motivimin për të kryer sulmin.

Nikoubin tha në polici se kishte dashur vetëm ta lëndonte burrin dhe jo ta vriste, shkruan rrjeti  Las Vegas Review, duke cituar raportin e policisë.

Autoritet thanë se Nikoubin nuk është nga Las Vegas dhe nuk dhanë detaje për viktimën apo profesionin e tij.

FOTO GALERI
2/7
Nika Nikoubin dhe burri me të cilin ishin njohur në rrjetin e njohjeve të reja ‘Plenty of Fish’ ishin takuar për herë të parë në Sunset Station më 5 mars, dhe morën një dhomë së bashku

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA