Fermerët e Lushnjës nuk kanë qëndruar pushim as këtë të diel pasdite. Ata kanë dalë në protestë me tre kërkesa kryesore.

Kërkesa që fermerët i parashtrojnë qeverisë dhe Ministrisë së Bujqësisë janë rritja e fondit të naftës pa taksë për mekanikën bujqësore, rritja e numrit te subvencioneve dhe heqja e kritereve përjashtuese për subvencionet.

Protesta është organizuar përpara Drejtorisë së Bujqësisë së rrethit, aty ku bëhen aplikimet për skemat mbështetëse.

Gjatë javës së kaluar, pranë pikave të aplikimit për skemat subvencionale në Lushnjë dhe Fier ka pasur radhë të gjatë të fermerëve që duan të aplikojnë.

Numri i lartë i të interesuarve ka sjellë qëndrimin në radhë për orë të tëra. Shumë prej aplikantëve pohojnë se u është shtuar kostoja e rrugës nga fshatrat e largët, duke ardhur disa herë pranë këtyre zyrave dhe përsëri nuk kanë mbaruar punë.

Në protestat e tyre, fermerë e blegtorë janë shprehu se i konsiderojnë skemat mbështetëse prerje në besë,  për shkak se nuk është marrë parasysh asnjë kërkesë e tyre.

“Fondi i skemave mbështet njerëzit që janë afër qeverisë, një pjesë e madhe e buxhetit të përcaktuar për fermerët i kalon Universitetit Bujqësor dhe bashkive për ndërtimin e tregjeve. Nuk janë mbështetur blegtorët duke rritur tavanin për krerë nga 5 behet ne 10 koke bagëti.

Kjo skemë sipas protestuesve mbështet ndërtimin e serave të reja  ndërkohë që po braktisen serat ekzistuese. Për të gjitha këto probleme fermerë e blegtorë thanë se do të vazhdojnë protestat.

Deputeti socialist Erion Braçe vazhdimisht ka reaguar për rritjen çmimeve për plehrat kimikë dhe lëndëve të tjera që fermerët përdorin për prodhimet bujqësore, por dhe shtrenjtimin e produkteve të shportës.

Çmimet e drejta janë zgjidhje, thotë deputeti përmes një reagimi në rrjetin social “Instagram”. Sipas tij, ka abuzime në vendosjen e çmimit dhe si shembull ka marr vajin, që thotë se në mënyrë të padrejtë, kompanitë po marrin 100 lekë fitim për një litër produkt. Ai është i ashpër në komentin e tij, kur pyet “a të zë gjumi kur ia merr këtë një pensionisti apo një nevojtari çfarëdo?”

Postimi i plotë:

ÇMIMET E DREJTA JANË ZGJIDHJE!
AS TE ULETA E AS TE LARTA APRIORI,
TE DREEEEEEJTAAAAAAAA!

Per VAJIN edhe nje here;
Kam perpara nje deklarate doganore, import VAJI, data 11 MARS-pra pas lufte, VLERA cmim plus detyrime doganore 225 LEKE;

Tani, po ti fal 20 leke per liter shpenzime operacionale te kompanise tende; PO TE FAL EDHE 10% FITIM, MADJE DHE 20% FITIM, 44 LEKE PER LITER!

PO 100 LEKE PER LITER FITIM DO?

A KA MORAL KY FITIMI YT!

A te ze gjumi kur ja merr kete nje pensionisti apo nje nevojtari cfaredo?

Ky eshte nje spekulim i madh qe ben te pasur disa e godet cdokend, tani edhe masat e drejta te qeverise!

CMIMET E DREJTA JANE ZGJIDHJA!
Beteje per to duhet bere!

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA