Gratë protestuese përdorin trupin e zhveshur si ‘armë’ kundër pushtimit rus të Ukrainës (fotot)

12/03/2022 17:09

Grupi i grave ‘rebele’ Femen ka qenë shpesh në titujt e faqeve të para për protestat e tyre gjysmë-nudo në vende të ndryshme simbolike, ashtu si dhe kesaj radhe për të dënuar pushtimin e Ukrainës nga ushtria e Rusisë.

Grupi i aktivisteve feministe ka treguar solidaritet me popullin e Ukrainës por ndryshe nga të tjerët ato kanë një mjet të veçantë për të shprehur indinjatën, duke hequr veshjet e sipërme në publik.

Kjo ndodhi në fundjavë (6 mars), në Kullën Eiffel në Paris kur rreth 50 aktiviste të grupit ndezën fishekzjarre me ngjyrat të verdha e blu të flamurit të Ukrainës  dhe kishin vizatuar gjokset e tyre të zhveshura me flamurin ukrainas.

Me deklarata të tjera si “Putin është kriminel lufte” dhe “Ndaloni luftën e Putin”, vajzat reagonin me mënyrën e tyre për luftën në Ukrainë.

Grupi radikal i protestës është themeluar në vetë vendin që po sulmohet nag Rusia.

Organizata ka hapur degëzime në vende të tjera të botës duke dhënë qëndrimet e veta në fushatat feministe duke ndjekur sloganin e tyre “Arma jonë janë gjokset e zhveshura!”, shkruan satirikja britanike Daily Star.

Duke folur me tabliodin britanik nga eventi në Paris, një prej anëtareve Juella, shpjegoi se është “normale” që gratë të dalin në rrugë për të protestuar të zhveshura.

“Është një mënyrë për të pasur më shumë shikueshmëri,” thotë ajo. “Në fillim ne protestonim por nuk zhvisheshim dhe nuk po funksiononte mirë”.

Por tanimë këto lloj taktikash “seks-tremizmi” po tërheqin vëmendjen e publikut. Në shkurt ato organizuan një protestë në ditën e Shën Valentinit  me gra thuajse të zhveshura në rrugët e Madrid.

Lëvizja thotë se aktualisht po fokuson përpjekjet e tyre te Kremlini dhe lufta në Ukrainë.

Megjithse gratë nuk kanë ndërmend të shkojnë në Kiev për të rrokur armët, Juella thotë se ato po përdorin trupin e tyre si “armë.”

“Kjo është mënyra femërore për ta bërë, duke marrë në konsideratë që arma jonë janë trupat tanë”, shton ajo.

“Ne jemi një grup pacifist por ka dhe diçka agresive prandaj ne të gjithë duhet të pyesim veten se përse konsiderohet ‘agresive’ kur një grua del topless.”

Ajo shton se ndjekëset e grupit nuk janë “luftëtare guerrile” por njerëz të zakonshëm me punë të përditshme.

“Jemi njerëz normalë. Jemi disa gra me fëmijë, disa gra më të vjetra, disa që punojnë në media,” tregon Juella.

“Shumë prej nesh nuk janë mësuar me këtë protestë, madje nganjëherë është e vështirë sepse të arrestojnë”, shtoi Juella, pa treguar saktësisht se nga kush financohen.

FOTO GALERI
4/5
Grupi radikal i protestës është themeluar në vetë vendin që po sulmohet nag Rusia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA