Arabia Saudite ekzekuton 81 burra në një ditë, për terrorizëm e “besime devijuese” (fotot)

12/03/2022 17:47

Arabia Saudite ka ekzekutuar të shtunën 81 burra, mes të cilëve shtatë jemenitë e një sirian, me akuza si terrorizëm apo “besime devijuese”, thanë autoritetet në ekzekutimin e parë masiv të mbajtur prej disa dekadash.

Numri i sotëm linte shumë prapa 67 ekzekutime të kryera në të gjithë mbretërinë në 2021 dhe 27 që u kryen në 2020.

“Këta individë, në një total prej 81, ishin dënuar për krime të ndryshme duke përfshirë vrasje të njerëzve të pafajshëm, grave e fëmijëve”, thuhej në një deklaratë të ministrisë së brendshme.

Mes krimeve të tyre ishin gjithashtu zotimi i besnikërisë ndaj grupeve të huajaj terroriste si ISIS, al-Kaeda apo Huthi në Jemen,” thuhej në deklaratë.

Disa prej tyre kishin udhëtuar drejt zonve të konfliktit për t’u bashkuar me “organizatat terroriste”, thuhej në deklaratën e ministrisë pa saktësuar mënyrën e kryerjes së ekzekutimeve.

Mes tyre përfshiheshin 37 qytetarë të Arabisë Saudite që ishin shpallur fajtorë në vrasjen e oficerëve të sigurisë në stacione ose automjete. Ekzekutimet nuk ishin publike.

Mbretëria ka ekzekutuar 63 njerëz brenda një dite në vitin 1980, një vit pas marrjes së kontrollit nga militantët të Xhamisë së madhe të Mekës, sipas raportimeve të mediave shtetërore.

Grupimet e të drejtave të njeriut kanë akuzuar Arabinë Saudite për ligje të padrejta për shtypjen politike e fetare, si dhe për aplikimin e dënimit me vdekje, i cili është përdorur edhe për të mitur në disa raste.

Arabia Saudite mohon akuzat e shkeljes së të drejtave të njeriut dhe thotë se të akuzuarit ksihin pasur të drejtë për avokat dhe liri të plota mbrojtjeje gjatë procesit gjyqësor.

FOTO GALERI
2/3
Grupimet e të drejtave të njeriut kanë akuzuar Arabinë Saudite për ligje të padrejta për shtypjen politike e fetare

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA