Po transportonte 16 emigrantë të paligjshëm, shpallet në kërkim 25-vjeçari në Gjirokastër

11/03/2022 14:43

Një 25-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, pasi u kap duke transportuar 16 emigrantë të paligjshëm.

Në kuadër të operacionit policor “Road Guard” për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, u shpall në kërkim S. S., 25 vjeç  banues në Tepelenë, me precedent të mëparshëm penal.

Ai u shpall në kërkim pasi në vendin e quajtur “Ura e Lumit”, Gjirokastër, shërbimet e Policisë Rrugore i kanë bërë shenjë ndalimi shtetasit S. S., i cili po drejtonte automjetin tip furgon, por ai nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar mjetin, të cilin e ka braktisur në vendin e quajtur “Virua”. Nga veprimet hetimore rezultoi se shtetasi S. S. po transportonte 16 emigrantë të paligjshëm nga vendet MENA, kundrejt fitimit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti tip furgon.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për veprat penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA