Vrasësja seriale transseksuale 80-vjeçare, kapet sërish për trupin e gjetur të copëtuar në New York (fotot)

10/03/2022 18:30

Një vrasëse seriale 80-vjeçare që ka kaluar shumicën e jetës prapa hekurave për vrasjen e dy ish-të dashurave, po gjykohet për vdekjen e një tjetër gruaje, trupi i copëtuar i së cilës u gjet javën e kaluar në Brooklyn, New York.

Harvey Marcelin, e cila identifikohet si “grua transgjinore” është akuzuar javën e shkuar pasi u pa në kamert e sigurisë duke hedhur mbetje njerëzore në mbeturina pranë apartametit të saj.

Kontrolli i policisë çoi në gjetjen e një “koke njerëzore” në shtëpinë e Marcelin, së bashku me një sharrë elektrike që kishte blerë në treg.

Rasti i vrazhdë u shpalos kur u gjet trupi i 68 vjeçares Susan Layden, në një karrocë të braktisur supermarketi, disa dhjetra metra larg apartamentit të Marcelin, tha policia.

Disa ditë më vonë u zbulua këmba e Layden në një zonë më në veri, ndërsa një krah i saj ende është i humbur.

Autoritetet thanë se një tjetër vrasje i shtohet akuzave të Marcelin, e cila ka një histori kriminale tronditëse.

80-vjeçarja ka kaluar rreth 50 vjet në burg për vrasje dhe vrasje nga pakujdesia që prej vitit  1963, tregojnë të dhënat e burgjeve amerikane.

Më 18 prill 1963, ajo qëlloi për vdekje ish-të dashurën Jacqueline Bond, në shtëpinë ku ato jetonin në Manhattan.

Marcelin kishte qëlluar Bond tre herë kur ajo i tha se po e linte, sipas burimeve.

Në maj 1984 Marcelin u lirua nga burgu me kusht po në më pak se një vit u kap përsëri kur qëlloi për vdekje me thikë të dashurën e radhës, të cilën e futi në qese plastike dhe e hodhi në rrugë pranë parkut ‘Central Park’, sipas dokumenteve gjyqësore.

Në vitin 1986 ajo u dënua përsëri me 12-vjet burg dhe disa herë iu mohua liria me kusht.

Në një prej sencave gjyqësore Marcelin pranoi se “kishte një problem me femrat.”

Herën e fundit ajo u liria nga burgu i Cayuga në 2019.

Në vrasjen e fundit, viktima Layden shihej në kamera që hynte në apartamentin e Marcelin më 27 shkurt, dhe kjo ishte hera e fundit që ishte parë e gjallë, sipas prokurorëve.

Marcelin po mbahet tashmë në burgun e Riker’s Island dhe gjyqi i saj nis nesër, por hetimet për cështjen vazhdojnë.

FOTO GALERI
3/6
Rasti i vrazhdë u shpalos kur u gjet trupi i 68 vjeçares Susan Layden, në një karrocë të braktisur supermarketi, disa dhjetra metra larg apartamentit të Marcelin, tha policia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA