Kryeministri Edi Rama do të prezanojë brenda 28 orëve planin e hartuar për përballimin e krizës në Shqipëri, pas rritjes drastike të çmimit të naftës dhe produkteve të shportës.

Në një dalje live në Facebook , ai shtoi se e gjitha kjo situatë është provokuar nga lufta dhe situate do të trajtohet si e tillë por qeveria nuk ndërhyn dot në tregun e lirë por qeveria nuk do të rrijë duarkryq. Kreu i qeverisë theksoi se vendosja e sanksioneve  ndaj Rusisë nuk ka ndikuar në rritjen e çmimeve, pasi edhe Serbia, e cila nuk është në bllokun e vendeve që kanë ndëshkuar Rusinë, po përballet me krizë.

Edi Rama: Shteti nuk vendos dot çmime dhe nuk vendos dot dorë në një ekonomi të lirë në treg. Pardje thashë që brenda javës do të kemi skenar për këtë situatë nga një luftë që nuk e ka nisur Shqipëria dhe nuk e di askush sesa mund të zgjasë. Të thuash lufta nuk ka lidhje me rritjen e çmimeve. Prej muajsh, ishte nisur një valë rritjesh inflacioni. Disa këtu thonë se nuk duhet ta çoja unë Shqipërinë në luftë, prandaj duhet ti dal unë përballë çmimeve.

Rritja e çmimit të energjisë, naftës dhe gazit, nuk vjen nga sanksionet Rusisë, por vjen të gjitha vendet. Edhe në Serbi njësoj po rriten çmimet, edhe pse ka vendosur sanksione. Rritja është si pasojë e kësaj luftë. Si mendoni, nëse do të ishte kaq e thjeshtë, a do kishim pritur të na e tregonin në Facebook a do kishim pritur. A do prisnim të na e sugjeronin nga FB apo tribunat. Njerëzit që si bien lapsit kurrë, nuk do e kishim pritur do e kishim bërë por nuk funksionon kështu. Ne e hoqëm TVSH mbi bukën, rezultati asnjë ulje çmimi. Sepse nuk kemi ndërhjyrje në tregun e lirë. Në javët më të rënda të pandemisë apo të tërmetit, siç i dolëm në mbrojte këtij vendi atëherë, do dalim përsëri në këtë situatë të jashtëzakonshme.

Kur them është një situatë e provokuar nga lufta nuk do të rrimë duarkryq, por ama duhen disa orë për t’i vënë gjërat bashke. Brenda 48 orësh do tju themi çfarë do bëjmë si do ta bëjmë për këtë problematikë shumë të nxehtë. Kush thotë që jemi në botë tjetër, flet përçart. Unë nuk fle, edhe kur të gjithë ata na japin recetat e gatshme flenë. Për shkak të detyrës, un njoh aq shumë familje sa askush.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA