Qytetarët në qyteteve të ndryshme të vendit janë ngritur në protesta, pas rritjes së çmimeve.
Dhjetëra qytetarë të qytetit te Kuksit protestuan sot në lidhje me rritjen e çmimit të naftës si dhe produkteve të ushqimeve bazë. Të vendosur përgjatë rrugës kryesore të Kuksit, protestuesit kërkojnë uljen çmimeve të cilat kanë pësuar rritje ditëve të fundit si dhe rritjen e pagave, për të përballuar jetesën.
Disa prej protestuesve që bëjnë linja të ndryshme në drejt qyteteve të Shqipërisë por dhe në Europë bëjnë me dije se për shkak të rritjes së çmimit të naftës janë detyruar të rrisin edhe çmimin e blietave. Protesta u organizua nga vetë qytetarët, e cila u njoftua në orët e mbrëmjes të ditës së djeshme.
Edhe pse disa banorë po protestonin, shumë prej automjeteve që lëviznin në rrugën kryesore të qytetit zgjodhën të mos i bashkoheshin kësaj proteste. Që para fillimit të protestës, dhjetra policë qenë vendosur për gjatë kësaj rruge për të monitoruar protestën e thirrur nga qytetarët.
Kujtojmë që bashkia e Kuksit është një ndër më të varfërat në Shqipëri, ku rreth 5420 familje trajtohen me ndihmë ekonomike, si dhe shumë familje të tjera emigrojnë në vende të ndryshmë europiane për të siguruar jetesën.
Disa të rinj kanë protestuar sot në Shkodër kundër rritjes së çmimeve. Me pankarta në duar, ku kundërshtonin rritjen e çmimeve të naftës dhe atyre të shportës, të rinjtë kërkuan nga qeveria lehtësira.
Pjesa më e madhe e tyre ishin anëtarë të Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Shkodër. Ndërsa në orën 17:00 është thirrur një tjetër protestë nga shoqëria civile.
Edhe në Vlorë disa qytetarë kanë bllokuar rrugën në zonën e Skelës në shenjë proteste për çmimet e rritura. Forcat e policisë në terren për hapjen e rrugës nga protestuesit
Top Channel