Zhdukja e adoleshentes pa asnjë gjurmë/ Del emri i tretë në hetim, rrëfimi për telefonatën misterioze të vitit 1983 25/09 14:03
Një zjarr ka përfshirë të premten tragetin e mallrave BLUE CARRIER 2, të tipit Ro-Ro, teksa lundronte në veri të Mykonosit dhe në lindje të Andros, në detin Egje.
Në bordin e tragetit ndodheshin gjithsej 29 persona, mes tyre 28 anëtarë të ekuipazhit dhe një drejtues kamioni.
Pas sinjalizimit për zjarrin, të gjithë personat në bord u evakuuan në mënyrë të sigurt. Ata u transportuan drejt ishullit Tinos me mjete lundruese të Rojës Bregdetare greke.
Sipas informacioneve paraprake, nuk raportohet për persona të lënduar nga incidenti.
Autoritetet vijojnë të monitorojnë situatën dhe të hetojnë rrethanat në të cilat ka nisur zjarri në tragetin BLUE CARRIER 2.
Top Channel