“Nuk do guxoja të shkoja në Ukrainë tani”, flet aktori kosovar që ngjan frikshëm me presidentin çeçen (fotot)

10/03/2022 17:14

Ramzan Kadyrov, presidenti i Çeçenisë, është një ndër figurat më të përfolura në luftën në Ukrainë teksa pak ditë më parë i ka kërkuar Presidentit Vladimir Putin të lëshojë të gjithë fuqinë ushtarake ruse në Ukrainë, për “ta mbyllur këtë çështje për një ose dy ditë”.

Mirëpo, duket se edhe në Kosovë është një ‘lider’ i ngjashëm me Kadyrov, por ndryshe nga kreu i republikës brenda Federatës Ruse, shqiptari është aktor.

Bëhet fjalë për Arjan Hoti, i cili ka një ngjashmëri të madhe me presidentin çeçen dhe ka filluar të njihet edhe më shumë pasi shume njerez me shaka i bëjnë ‘tag’ në rrjetet sociale.

Në një program eleviziv kosovar  ai tregoi të gjithë ndjesinë që përjeton kur e krahasojnë me Kadyrov.

“Më kanë shkruar disa persona dhe shpresoj të bëj një film për të, një film që të luaj rolin e tij. Vetëm të kisha ditur edhe gjuhën, do isha perfekt fare”, thotë Hoti.

“Me thënë të drejtën nuk do të kisha guxim me shku tani në Ukrainë. Nuk është se kam ndonjë punë, po edhe sikur nuk do kisha shku. Shumica e njerëzve më kanë komentuar, po ashtu të famshëm si Mozzik, Getinjo me të cilët kam raport që më herët, nuk është se më kanë njohur tani nga foto”, shtoi Hoti pa saktesuar nese koinçidenca ishte për një ndjesi pozitive apo negative./Express/

FOTO GALERI
2/3
“Me thënë të drejtën nuk do të kisha guxim me shku tani në Ukrainë”, thote Hoti.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA