Gazetari i Top Channel Artur Bibe ndodhet në qytetin e Kievit aty ky pjesa më e madhe e banorëve janë larguar dhe në rrugë ka shumë pak njerëz.
Shtetrrethimi ushtarak vendoset çdo natë, ndërsa rusët janë fare pranë. Sot ekipi i Top Channel që është i vetmi ekipi televiziv në Kiev, udhëtoi edhe në frontin e luftës.
“Unë jam Julia Kornieva. Jam 22 vjeç. jam këtu për të shpëtuar vendin tim. jam me forcat e mbrojtjes civile. familja ime është ruse. por nuk flas me ata më. nuk komunikojmë sepse ata tani janë si zombie ata. unë do luftoj për Ukrainën. dua të shpëtoj vendin tim”, tha një ukrainase.
Ndërsa një tjetër, e cila është veshur me rroba ushtarake dhe është gati për tu përballur me forcat ruse u shpreh: “Kjo është puna ime. isha e përgatitur për këtë. jam e qetë kur luftoj. e përqendruar totalisht. më mirë të luftosh sesa të qëndrosh në shtëpi duke mos bërë gjë.”
Top Channel