DETAJET/ Dyshohet se gjithçka nisi pas një sherri, plagoset me armë zjarri 37-vjeçari në Berat
Nëntë persona janë arrestuar nga policia në Tiranë, pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale, ndërsa tre prej tyre ishin të shpallur në kërkim.
Në pranga ka rënë 52-vjeçari Tanush Prenga pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar e ka dënuar me 5 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, e kryer në bashkëpunim.
Edhe Idajet Nuredini, 58-vjeç u arrestua pasi Gjykata e Rrethit Gjygjësor Tiranë e ka dënuar me 1 vit burg, për veprën penale “Dhuna në familje”.
Në flagrancë u arrestua G. B., 18 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.
Policia ndaloi edhe shtetasin I. D., i shpallur në kërkim për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Për dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve u arrestua në flagrancë A. H., 22 vjeç.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit A. M., 43 vjeç, për veprat penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës” dhe “Dhuna në familje”, pasi në kundërshtim me vendimin Gjykatës, në prezencë të fëmijëve të mitur, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje.
Për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt u arrestuan: – H. M., 56 vjeç, pasi u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, motomjetin e tij; G. L., 47 vjeç, dhe G. Ll., 39 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet e tyre përkatëse, në gjendje të dehur.
Top Channel