Dibër, trashësia e dëborës arrin 15 cm në zonat malore
10/03/2022 09:39
Edhe Dibra është përfshirë nga reshje dëbore këtë të enjte, edhe pse ndodhemi në mars.
Trashësia e dëborës arrin në 5 centimetra në qytet dhe 15 cm në zonat malore.
Nuk raportohen zona të bllokuara deri më tani.
Akset kombëtare Peshkopi-Bulqizë dhe Peshkopi -Kukës janë të kalueshme dhe pa probleme.
Probleme me energjinë eklektike ka në disa fshatra të njësive administrative Selishtë, Aras dhe Lurë.
Top Channel