Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka vendosur sanksione ndaj shtatë biznesmenëve rusë, në kuadër të një mase të marrë kundër Rusisë, në luftën me Ukrainën.
“Nuk mund të ketë strehë të sigurt për ata që kanë mbështetur sulmin e egër të Putinit në Ukrainë ”, tha kryeministri britanik, Boris Johnson.
Disa prej tyre janë: Roman Abramovich, Igor Sechin, Oleg Deripaska dhe Dmitri Lebedev.
Abramovich është pronar i Chelsea Football Club, Deripaska ka aksione në En+ Group, Sechin është shefi ekzekutiv i Rosneft dhe Lebedev është kryetar i bordit të drejtorëve të Bank Rossiya.
Miliarderi rus është një nga shtatë oligarkët rusë, që sipas një dokumenti të Thesarit të Mbretërisë së Bashkuari postuar në internet, Abramovich përshkruhet si një “oligark pro-Kremlinit”, i cili ka lidhje të ngushta me presidentin rus Vladimir Putin.
Top Channel