Largimi nga politika, Berisha: Më votuan 70% e opozitës, demokratëve u premtova votën e lirë

09/03/2022 14:04

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk mendon të largohet nga politika edhe nëse një akt i tillë do t’i shërbente konsolidimit të Partisë Demokratike.

Pyetjes së gazetarëve, a do të largohej nga politika, nëse një veprim i tillë do t’i shërbente konsolidimit të Partisë Demokratike? Ai theksoi se vlerëson çdo lloj propozimi, por sipas tij, në këtë kohë të shkurtër, nuk u ka premtuar shqiptarëve asgjë tjetër, përveç votës së lirë.

Duke vlerësuar çdo lloj propozimi, mund të them një gjë, ata që nuk kanë respekt për votën, nuk i referohen votës, dëshmojnë një mentalitet totalitar mjeran, çfarëdo qofshin gazetarë, analistë, politikanë, gjithçka, Sali Berisha në këtë kohë të shkurtër nuk u ka premtuar shqiptarëve asgjë tjetër, përveç votës së lirë”, tha ish-kryeministri.

Nëse bëhet analiza, thotë ai, si ka mundësi që 70% e opozitarëve u rreshtuan në krah të “Shtëpisë së Lirisë” dhe kjo sipas tij ka vetëm një shpjegim, pasi ata duan votën e lirë.

Ndaj dhe çdo politikan, analist, gazetar, që do të debatojë apo të diskutojë për problemin, nëse del jashtë boshtit të votës së lirë, ka një arsyetim të rrezikshëm, që s’ka asgjë të përbashkët me arsyetimin e njerëzve të lirë”, u shpreh Sali Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA