Palestinezët përleshen me ushtrinë pas shkatërrimit të shtëpive në Bregun Perëndimor (foto-video)

08/03/2022 20:13

Palestinezët u përleshën sot me ushtrinë izraelite e cila shkatërroi shtëpitë e familjeve të dy të dyshuarve për vrasjen e një banori të kolonive izraelite atje.

Ngjarja ndodhi pranë qytezës së Jenin në tokat e pushtuara të Bregut Perëndimor ku ndërtimi i kolonive të reja izraelite ka shkaktuar tensione të rënda mes banorëve.

Vëllai i të zotit të një prej shtëpive të shkatërruara tha për rrjetin AFP se akti ishte një dënim kolektiv dhe i padrejtë nga ushtria e Izraelit:

“Kjo shtëpi ka dy apartamente në një ndërtesë, shtëpia e Mohamed Jaradat dhe e djalit të tij Ibrahim Jaradat, të cilët tani do të mbeten të pastrehë”.

“Nuk ka dyshim se kjo familje ka marrë një dënim kolektiv, ashtu si të tjera familje të popullit palestinez”.

Ahmed Jaradat, pronari i shtëpisë së shkatërruar, tha:

“Mesazhi im për pushtuesit është se kjo është një padrejtësi e madhe. Dënimi kolektiv nuk ekziston as këtu në tokë as në jetën e përtejme”.

“Kudo në botë, cilido që shkel ligjin dënohet personalisht, dhe jo e gjithë familja e tij. Çfarë mund të presë Izraeli nga ne nëse na shkatërron shtëpitë?’”

FOTO GALERI
4/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA