Ish kryebashkiaku i Lezhës: Duhet të gjykojmë! Deputetët të mos shkojnë me versaçe, po për të punuar

08/03/2022 18:48

Pas humbjes së thellë në zgjedhjet e 6 marsit, Lulzim Basha ka mbledhur krerët e degëve për të bërë analizën për rezultatin.

Ish kryebashkiaku i Lezhës, Fran Frrokaj thumboi veshjen e deputetëve duke thënë: “Falenderoj 6 kandidatët. Nga 6 bashki 5 kanë qenë të majta. Nuk ka ndodhur që në zgjedhje të pjesshme të fitojë opozita. Mos të shkojnë deputetët me versaçe, por të shkojnë për të punuar. Duhet të kthjellohemi e të gjykojmë.”

Ditën e djeshme, një pjesë e anëtarëve të Grupit të Partisë Demokratike kanë kërkuar dorëheqjen e kreut të partisë Lulzim Basha gjatë mbledhjes prej mbi katër orësh, pas dështimit në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit në gjashtë bashki.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA