![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/iu_sd-800x450.jpg)
13/02 12:07
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko ka njoftuar se forcat ruse po sulmojnë korridorin humanitar midis qytetit dhe Zaporizhzhia.
Ai tha se 8 kamionë dhe 30 autobusë janë rrugës për të dërguar ndihma humanitare në qytet dhe për të evakuuar civilët në Zaporizhzhia.
Më herët, kreu i rajonit, Oleksiy Kuleba tha se vazhdon evakuimi i popullsisë së Irpin përmes fshatit Romanivka pa probleme.
Ky është evakuimi i parë nga një qytet ukrainas përmes një korridori humanitar të rënë dakord me Rusinë.
Mesa duket ka dështuar edhe rruga e evakuimi përmes koridoreve humanitare nga qyteti i rrethuar i Mariupolit.
Top Channel