Zbardhen detaje të korridoreve humanitare të propozuara nga Rusia

07/03/2022 10:54

Agjencia ruse e lajmeve ka bërë publike listën e plotë të korridoreve të reja humanitare që do të ndihmojnë në avakuimin e qytetarëve rusë, të cilët ndodhen në qytetet që janë në qendër të luftimeve.

Sipas një organi të themeluar së fundmi të quajtur Shtabi Koordinues Ndërdepartamental për Reagimin Humanitar në Ukrainë, vetëm Mariupol dhe Sumy  kanë rrugë evakuimi që të çojnë në pjesë të tjera të Ukrainës.

Më herët, është bërë me dije se disa nga korridoret e reja të armëpushimit të shpallura nga Rusia të çojnë në Rusi ose Bjellorusi.

Detajet janë si më poshtë:

Mariupol

Rruga 1 – Novoazovsk, Taganrog, Rostov-on Don (Rusi), më pas me ajër, rrugë ose hekurudhë në një destinacion të zgjedhur ose vend mbajtjeje të përkohshme

Rruga 2 – Portivske, Mangush, Respublika, Rosivka, Bilmak, Polohi, Orekhiv, Zaporizhzhya (Ukrainë)

Kharkiv

Nekhoteyevka, Belgorod (Rusi) më pas me ajër, rrugë ose hekurudhë

Sumy

Rruga 1 – Sudzha, Belgorod pastaj me çdo transport

Rruga 2 – Sumy, Golubivka, Romny, Lokhvitsya, Lubny, Poltava (Ukrainë)

Kiev

Hostomel, Rakivka, Sosnovka, Ivankiv, Orane, Çernobil, Gden’, Gomel (Bjellorusi), pastaj me ajër në Rusi

Në deklaratë thuhet gjithashtu se ushtria ruse do të kryejë kontroll objektiv të pandërprerë të evakuimit, duke përfshirë edhe në përdorimin e dronëve.

Një zëdhënës i presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskiy e ka quajtur propozimin e Rusisw për koridoret humanitare “plotësisht imoral”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA