Doktori indian mbetet i bllokuar në Ukrainë me xhaguarin dhe panterën e zezë në bodrumin e shtëpisë (fotot)

07/03/2022 17:59

Prej më shumë se një jave, një doktor indian raportohet se ka mbetur i bllokuar në një bodrum me dy kafshët e tij të mëdha shtëpiake, një panterë e zezë e një xhaguar.

Girikumar Patil, i cili i ka marrë felinët nga kopshti zoologjiki Kievit, thotë se nuk largohet pa kafshët e tij.

Ai ka jetuar për gjashtë vjet Severodonetsk, qyteza e vogël e rajonit Donbas në lindje te Ukrainës.

Pas nisjes së luftës Giri, i cili është i pamartuar, thotë se del nga bodrumi i tij vetëm për të blerë ushqim për kafshët  – xhaguari i tij mashkull është 20 muajsh kurse femra panterë e zezë është këlysh gjashtë muajsh (xhaguari është një hibrid i rrallë i lindur nga një leopard mashkull e një xhaguar femër).

Deri tani Giri thotë se ka blerë 23 kg mish deleje e pule nga fshatrat rreth vendit, me çmime të rritura.

“Felinët e mi të mëdhenj po qëndrojnë në bodrum memua. Ka pasur shumë bombardime dhe macet janë trembur, ato kanë ngrënë më pak dhe unë nuk mund t’i lë”, tha 40 vjeçari Patil, 40, për BBC.

Giri tha se ka jetuar më herët në Luhansk, ku konflikti mes ushtrisë së ukrainës dhe trupave separatiste pro-ruse  vijon që prej ndërrimit të pushtetit ne vend në 2014.

Gjatë luftimeve ishin shkatërruar shtëpia e tij dhe një restorant indian që kishte hapur në zonë.

Ai më pas ishte vendosur në Severodonetsk, rreth 100km me larg, ku kishte nisur të praktikonte mjekësi dhe bleu dy kafshët e tij.

“Jam i bllokuar këtu, prindërit më marrin në telefon qe te largohem por unë nuk mund t’i lë kafshët”.

Patil, i cili është ngfa shteti jugor indian Andhra Pradesh, thotë se ka shpenzuar $35,000 për të blerë panterën e xhaguarin nga kopshti zoologjik i Kievit  një vit e gjysmë më parë.

Patil thotë se ka ardhur në Ukrainë në 2007 pë të studiuar mjekësi dhe punon prej vitit  2014 si doktor ortopedik.

FOTO GALERI
2/5
Xhaguari është një hibrid i rrallë i lindur nga një leopard mashkull e një xhaguar femër

Top Channel