Më shumë se 50 mjete në përplasjen zinxhir në autostradën në Denver (fotot)

07/03/2022 18:55

Trafiku në autostradën “Interstate 25” u ndalua gjatë dje në Colorado, SHBA pasi rruga e mbuluar me dëborë solli të paktën sy aksidente të shumëfishta ku u përfshinë të paktën se 50 automjete.

Kushtet dimërore e bënin gjendjen më të vështirë dhe qarkullimi u bllokua prej numrit të madh të automjeteve.

Policia e Denver tha se po hetonin një përplasje të shumëfishtë rreth orës lokale 16.00, ku sipas zjarrfikësve ishin përfshirë rreth 50 automjete.

Nuk raportohej për plagosje të rënda.

Disa orë më herët një tjetër përplasje e shumëfishtë ksihte ndodhur në anën jugore të po jësaj autostrade me të paktën 20 automjete të përfshira.

Pesë njerëz ishin plagosur në këtë aksident, të cilët nuk ksihin rrezik për jetën shkruante agjencia e lajmeve The Sun

FOTO GALERI
2/7
Rruga e mbuluar me dëborë solli të paktën sy aksidente të shumëfishta ku u përfshinë të paktën se 50 automjete.

Top Channel