Homazhe kombëtare për vdekjen e elefantit më të shenjtë të Sri Lankas (fotot)

07/03/2022 20:37

Elefanti më i shenjtë në Sri Lanka që mbante arkën e artë në festivalin e përvitshëm budist, ka vdekur sot në mësohen 68 vjeçare duke shkaktuar zi kombëtare.

Nadunga-muva Raxha ishte më i rëndësishmi mes 100 elefantëve të përdorur në festival e Tempullit të Dhëmbit në qendër të Sri Lanka.

Zemërimi kombëtar për vdekjen ka bërë që presidenti të urdhërojë që kufoma gjigante të balsamoset dhe të ruhet për brezat e ardhshëm.

Sot një procesion i gjatë priftërinjsh e njerëzish në zi bënin homazhet e tyre për Raxha, duke u lutur e duke prekur dhëmbët e tij.

Presidenti Gotabaia urdëhroi që kafsha të shpallet thesar kombëtar dhe të ruhet për gjeneratat e ardhshme.

Pas nderimeve, Raxha iu dorëzua shkencëtarëve për ritet funerale budiste dhe balasamojen, thanë autoritetet.

FOTO GALERI
2/9
Vendi ka shpallur zi kombëtare

Top Channel