Burri hidhet nga barka e prishur për t’i shpëtuar goditjes nga transportuesja 200,000-ton (video-foto)

07/03/2022 16:39

Dëshmitarët përshkruanin dje momentet e tmerrit kur një transportuese 200,000-tonëshe ishte gati të godiste një burrë në një gomone me ajër.

Video tregon momentet dramatike të shpëtimit  në brigjet e Southampton në Britani, kur burri në panik hidhet në ujë dhe noton për të shpëtuar jetën.

Me sa kuptohet, motori i gomones së tij ishte prishur duke e lënë ate në mes të linjës së kalimit të transportueses gjigante Al Zubara.

Pamjet u regjistruan nga një pasagjer i një trageti që kalonte aty pranë, i cili përshkruante se si “i përzihej kur shikonte sesi burri tërhiqej nga transportuesja” teksa përpiqej të shpëtonte.

Por në momentet e fundit ai duket se u nxorr nga uji për dy burrave të tjerë në një tjetër gomone.

Ngjarja ndodhi teksa Al Zubara u nis në rrugën e saj drejt portit të Le Havre në Francë.

“Me siguri nuk e pa të afrohej. Kur e pa ai nisi të lëvizte në panik duke u përpjekur të ndizte motorin e barkës së tij, dhe motori nuk po ndizej ai u hodh në ujë”, tha studenti Eden East, i cili regjistroi videon.

Autoritetet e portit të Southampton thanë se burri u shpëtua  nga një barkë patrullimi dhe më pas u dërgua në spital prej tronditjes.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA