Zgjedhjet e pjesshme lokale/ KQZ: Materialet zgjedhore janë shpërndarë në të gjitha qendrat e votimit

05/03/2022 21:25

Baza materiale për procesin e zgjedhjeve të pjesshme në 6 bashki të vendit është shpërndarë plotësisht, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Ka përfunduar shpërndarja e materialeve zgjedhore në 942 Qendrat e Votimit të Bashkive Shkodër, Dibër, Durrës, Lushnjë, Rrogozhinë, ndërsa në bashkinë Vorë janë shpërndarë pajisjet e votimit dhe numërimit elektronik, njofton KQZ.

Ulja e temperaturave, e shoqëruar me reshje të dendura bore rrezikoi shpërndarjen e materialeve në zonat e thella të Dibrës dhe Shkodrës. Ndërkohë që në Lushnjë, u raportuan vonesa për shkak të tensioneve mes komisionerëve demokrat, disa prej të cilëve erdhën me vonesë për të marrë kutitë e votimit dhe materialet e tjera zgjedhore.

Këtë të diel, votuesit zgjedhin kryebashkiakët e rinj në Shkodër, Dibër, Vorë, Durrës, Rrogozhinë dhe Lushnjë, bashkitë që mbetën pa kryetar.

Në Durrës, pas një serie dorëheqjesh të kryebashkiakëve të zgjedhur dhe emëruar. Në Rrogozhinë për shkak se ish-kryebashkiaku ndërroi jetë. Në Lushnjë, ishin arrestimet e SPAK që sollën nevojën e zgjedhjeve dhe në Dibër pas dorëheqjes së kryebashkiakut që kandidoi për deputet.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA