Humbën jetën në mënyrë tragjike në Itali, mblidhen mbi 75 mijë euro për kthimin e 4 trupave të familjes Kola në Shqipëri 09/02 18:23
Ulja e lindshmërisë apo largimi i banorëve jashtë vendit apo drejt zonave urbane ka sjellë në pakësimin e nxënësve nëpër shkollat e fshatrave në qarkun e Lezhës.
Banorët shprehen se nëse vazhdojnë me këtë ritëm shumë shkolla do të detyrohen të mbyllen, nga numri i pakët i nxënësve.
Një fenomen i tillë është shtuar së tepërmi vitet e fundit ç’ka sjell edhe në shtimin e klasave kolektive, ku të paktën në çdo shkollë ka 3 apo 4 klasa kolektive.
Zonat më të prekura janë ato rurale, kryesisht fshatrat e thella malore, por kohët e fundit ky fenomen po vihet re edhe në shkollat e bashkisë së Lezhës, e ndërsa shkak kryesor mbetet emigrimi por edhe dyndja drejt shkollave në qytet.
Top Channel