Derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani është gjithmonë një ndeshje për të mos u humbur edhe në këtë përballje të 165 mes tyre.

Mbrëmjen e sotme në stadiumin “Air Albania” do të zbresin dy skuadrat më të mëdha të futbollit shqiptarë. Dy presidentët e Tiranës Refik Halili dhe gazmend Demi i Partizanit në prag të kësaj sfide tregojnë për Top Channel emocionet e tyre për ndeshjen më të madhe të këtij edicioni që po shkon drejt fundit.

Derbi është derbi, dihet që gjithmonë na shton entuziazmin, shpresoj që të kemi një rezultat pozitiv për ne“, thotë presidenti i Partizanit, Gazmend Demi.

E presim të gjithë me shumë qejf, me shumë emocion, shpresoj që në këtë ndeshje ne të dalim me sukses, për të kënaqur tifozerinë por edhe veten”, shprehet presidenti i Tiranës, Refik Halili.

Një ndër bukuritë e kësaj përballjeje ka qenë tifozeria kryeqytetase e cila sot pritet të jetë e shumtë në numër në stadium.
Kemi vendosur të mos I ngrem cmimet e biletave, që të kemi sa më shumë tifoz. Mendoj që sot do të kemi një rekord”, shprehet Halili.

Derbi gjithmonë sido që të jenë skuadrat si Partizani ashtu edhe Tirana, ka entuziazmin e madh dhe stadium mbushet më shumë. Janë një ndihmës për ne, ju e dini çmimet e biletave janë të lira”, thotë Demi.

Gazmend Demi në 10 vitet e fundit është konsideruar si edhe presidenti ndeshjeve derbi për shkak të suksesit të skuadrës së tij disa vite më parë përballë bardhebluve, por vitet e fundit gjërat kanë ndryshuar.

Ju e keni parë që nuk flas më unë për derbin. Atëherë kisha thënë që sa të jem unë president do të fitonim ne, tani u bën 2-3 vite e kam zbut këtë punë”, përgjigjet presidenti i Partizanit.

Këtu do më fusësh të flas si tifoz. Kam dëshirë që në këtë sezon, me këtë grup ti fitojmë të gjitha ndeshjet”, thotë presidenti i Tiranës.

Sa i përket sezonit, Partizani tashmë ka ndryshuar objektivin dhe më I miri I mundshëm është pjesmarrja në kupat e europës.

Eshtë një objektiv për të justifikuar veten, sepse ne e filluam sezonin me objektivin për të dalë kampion. Që të justifikohet administrate ime dhe të gjithë të tjerët duhet patjetër që në Europë të shkojmë. Ky vit ka qenë një disaster”, thotë Demi.

Unë për vete jam i kënaqur, tani që jemi pak të shkëputur jemi më qetë. Nëse do të kemi një rezultat të mirë, them që bindemi se kjo skuadër e meriton titullin kampion”, thotë Halili.

Por derbin e duan të gjithë. “Mendoj fse itojmë ne, me një rezultat të ngushtë 1-0”, e mbyll fjalën e tij Demi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA