“U gjet pa ndjenja brenda në makinë”/ Ndarja papritur nga jeta e mundësit të njohur, zbulohen detaje të reja nga vdekja e 40-vjeçarit
LeBron James do të nisë sezonin e tij të 24 në karrierë në kampionatin më spektakolar të basketbollit në botë, NBA i veshur me një uniformë me ngjyrat blu, të bardhë e të kuqe.
Legjenda ende në aktivitet i këtij kampionati, tashmë në moshën 41 vjeçare, është pjesë e Philadelphia 76ers, por gjërat mund të kishin shkuar ndryshe për të.
‘Do ta shihja veten të luaja në Madison Square Garden dhe të mbyllja atje karrierën time-tha ‘The King’ në konferencën për shtyp-është një prej vendeve më të mira ku kam luajtur, për mendimin tim është arena më e mirë në botë përsa i përket basketbollit. Por New York Knicks e mposhti San Antonion dhe kështu i thashë vetes: ‘tani nuk mundem’. Gjithsesi kam shumë respekt për Knicks, është një skuadër e jashtëzakonshme me lojtarë të jashtëzakonshëm’
LeBron James do të shkelë në parketin e Madison Square Garden në mbrëmjen kur sezoni i ri i NBA do të ngrejë siparin në 20 tetor si kundërshtar i New York Knicks, basketbollistët e të cilit që po në atë mbrëmje, përmes një ceremonie, do të marrin në dorëzim unazat e titullit kampion të NBA.
Top Channel