Italia, Mancini humbet një tjetër futbollist, Raspadori largohet nga grumbullimi

29/09/2026 20:40

Roberto Mancini humbet një tjetër futbollist, Giacomo Raspadorin që është larguar nga grumbullimi i kombëtares italiane.

Sulmuesi i Atalantës u detyrua të braktisë Qendrën Stërvitore të Të Kaltërve në Coverciano për shkak të një problemi fizik me sulmuesin që nuk do të jetë në dispozicion të skuadrës për dy ndeshjet e radhës së Nations League.

Raspadori shfaqi problemin e tij gjatë ndeshjes me Turqinë me futbollistin që u zëvendësua në pushim të ndeshjes. Kjo është hera e dytë që një futbollist i kombëtares italiane lë grumbullimin për shkak dëmtimi, përpara Raspadorit ishte Nicolo Zaniolo që u dorëzua duke u kthyer te klubi i tij, Udinese.

Skuadra e Italisë që u kthye gjatë natës të së dielës në Coverciano u kthye të stërvitej për ndeshjen e tretë në grup në Nations League me Francën që është programuar të luhet në 2 tetor në Saint Denis në Paris. Futbollistët që u aktivizuan si titullarë ndaj Turqisë dhe Nicolo Cambiaghi që u aktivizua në pjesën e dytë, nuk u stërvitën me pjesën tjetër të grupit, duke kryer një seancë rikuperimi në pishinë.

Top Channel