Fermerët e Korçës janë të gatshëm që mollët e pashitura tw cilat po u kalben dita ditës, ti dhurojnë për Ukrainën.

Pavarësisht rritjes së çmimeve të produkteve bazike shumica e fermerëve te Korçës, prodhues të patates, qepës dhe mollës vazhdojnë të shesin lirë. Në shumë raste ata tregtojnë me çmime të papërfillshme për shkak te mungesës se tregut apo ashtu siç ndodh përherë edhe i hedhin prodhimet e tyre.

Në fshatin Zvirinë, një prej prodhuesve kryesore të këtyre kulturave molla ka mbetur e ne magazina dhe prodhuesit e shesin atë me 3 leke por askush nuk e ble.

Prodhuesit e qepës këtë vit kanë mundur të shesin më shumë dhe me çmim të arsyeshëm për ta por shqetësim mbetet rritja e çmimit të naftës dhe plehrave kimike

Prodhimi i vitit te kaluar nga këta fermerë mbetet ende ne te njëjtat çmime ndryshe nga sa ndodh me produktet e importit qe kane peshuar rritje por nëse vitin që vjen fermerët do të prodhojnë më shtrenjtë edhe konsumatorët do të blejnë më shtrenjtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA