KAS shqyrton kërkesën ankimore të Bashkisë Shkodër, Ademi: Qendrat e votimit, të paaksesueshme prej kushteve të motit

04/03/2022 13:34

KAS ka vendosur të shqyrtojë kërkesën ankimore të Bashkisë Shkodër për transferimin e 12 qendrave të votimit për zgjedhjet e 6 marsit.

Kryebashkiakja aktuale e Shkodrës, Voltana Ademi ka thënë se situata është shumë e vështirë në tre njësi administrative dhe qendrat e votimit janë të paaksesueshme prej kushteve të motit.

Për këtë arsye kërkon që të merret një vendim në mënyrë që të gjithë të kenë mundësinë të marrin pjesë në zgjedhje.

Voltana Ademi: Në të gjitha kërkesat tona të paraqitura në data të ndryshme, kemi parashtruar situatën shumë të vështirë në njësinë administrativë Pult, Shosh dhe Shalë. Përjashtohet vetëm Thethi. Të gjitha qendrat e votimit janë të paaksesueshme prej kushteve të motit, lagështirës, ngricës dhe reshje të dëborës.

Pritet që të kemi reshje dëbore dhe në fundjavë. Kam marrë dhe të dhëna të sinoptikës të përditësuara dhe para gjysmë ore. Parashikojmë të kemi një situatë të vështirë. Kjo e bën të pamundur aksesin nëpër të ashtuquajturat rrugë. Në këto kushte, propozimi jonë për të garantuar, për të marrë pjesë në zgjedhje, kam paraqitur shqetësimin tim pranë komisionerit që është atje.

Është interesi i zgjedhësve, i bashkisë Shkodër dhe kam dhënë propozimet e mia që zgjedhjet të ndodhin. E rëndësishme është të merret në konsideratë situata dhe të vlerësohet mundësia e një vendimmarrje për t’i siguruar zgjedhësve për të marrë pjesë në zgjedhje. Të sigurojmë të drejtën e votës për të gjithë ata qytetarë atje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA