Gjuetari amerikan gjobitet kur zbulohet nga fotot e ‘trofeut’ se demi është vrarë në Kanada (fotot)

04/03/2022 17:02
Gënjeshtra e Donald Lee u zbulua nga puna e detektivëve të publikut online

Donald Lee pretendonte se kishte vrarë demin bri-madh Fannin në Alaska por vëzhguesit online dhe mbrojtësit e mjedisin në Yukon demonstruan se nuk ishte e vërtetë.

Gjuetari nga Alaska besonte se kishte kryer “krimin e përkryer” teksa i vetmi dëshmitar, delja, qëndronte i vdekur mes panoramës shkëmbore, shkruan britanikja The Guardian.

Por gënjeshtra e Donald Lee u zbulua nga puna e detektivëve të publikut online që me mbështetjen e zyrtarëve të mbrojtjes së natyrës vendosën se Lee kishte vrarë një dele ose dem “bri-madh” në Kanada, dhe jo në Shtetet e Bashkuara siç pretendonte.

Prandaj gjykata e Yukon vendosi ndaj Lee një gjobë prej C$8,500 ($6,700) dhe e ndaloi të bënte gjueti në Kanada për pesë vjet.

“Jam penduar për vendimet që mora atë ditë,” tregonte Lee pendesën e tij në gjykatë, sipas rrjetit CBC reported. “Nuk mund ta kthej kafshën përsëri në mal.”

Në vitin 2017, Lee ishte për gjueti në zonën e lumit Nation River në Alaska, afër kufirit kanadez, kur kishte pikasur demin Fannin rreth 200 metra larg.

Por në gjykatë u tha se ai nuk e kuptoi se kafsha ishte përtej kufirit të vendit, pra në Kanada ku ai nuk kishte liçencë për të gjuajtur. Ai thotë se vetëm pasi vrau prenë e tij kuptoi gabimin.

Imazhet e postuara prej tij në një forum gjuetarësh tregonin datën e vrasjes dhe pozicionin gjeografik. Por përdorues të vëmendshëm sinjalizuan zyrtarët e ruajtjes së ambjentit në Yukon të cilët fluturuan me helikopter në rajonin në imazhe dhe zbuluan se vrasja ishte kryer atje.

Grupi i zyrtarëve në Yukon kishin rikrijuar të gjithë skenën në imazhe për të provuar se Lee kishte kryer një krim.

Lee ka tashmë një vit kohë për të paguar gjobën dhe është urdhëruar të dorëzojë kokën e balsamosur të kafshës së vrarë.

“Vendimi i sotëm duhet të dërgojë një mesazh të fortë për publikun”, tha prokurori Noel Sinclair  për gazetarët pas dënimit të Lee. “Gjuetarët jo-etikë do të pagujanë  çmimin për shkeljen e rregullave të gjuetisë në Yukon”, shtoi ai.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA