Burri bind të dashurën të shkojë me të me pretekstin e “sulmit të menjëhershëm bërthamor” nga Rusia (fotot)

04/03/2022 16:14

Një i ri oportunist në Britani është kritikuar për “pandjeshmëri ndaj aktualitetit” pasi bindi të dashurën e tij të tmerruar nga lufta, se do të vdisnin së shpejti në sulmin e Rusisë duke transmetuar një edicion të rremë lajmesh për “sulmin bërthamor nga Rusia që pritet nga një moment në tjetrin”.

Becca Redhead sapo kishte mbatuar banjën e djalit të saj tre-vjeçar Louie Coldicutt të shtunën  kur dëgjoi lajmërimin me megafon jashtë shtëpisë së saj për “përgatitje për luftë bërthamore”.

Pamjet e regjistruara më pas nga i dashuri i saj Wayne Coldicutt, 32 vjeç nga Merseyside, tregonin zonjën Redhead që vraponte në katin e poshtëm të shtepise për të ndjekur një transmetim të rremë emergjence në televizorin e saj.

Në ekran dukej një transmetim që vinte nga rrejti shtetëror  BBC në të cilin qytetarëve u bëhej thirrje të përgatiteshin të strehoheshin për 14 ditë për t’u mbrojtur nga një sulm i shpejtë bërthamor.

E bindur se mesazhi ishte i vërtetë, zonja Redhead nisi t’i thërriste nënës së saj: “Mama po na sulmojnë”.

Zëri monoton në ekran paralajmëronte se lufta do të krijonte “sëmundje radioacioni, që pasohej nga vdekja, prandaj shikuesit këshilloheshin të strehoheshin larg dyerve e dritareve”.

Redhead i thërriste nënës së saj Ann Redhead, 61 vjeçe: “Nuk është nje shaka, mama”.

Por nëna e saj kur ndezi televizionin pa se nuk kishte asnjë emergjencë të vërtetë.

Më pas Redhead mori një foto nga vëllai i saj Alan Redhead, i cili ndodhej në stadiumin Goodison Park në Liverpool duke ndjekur ndeshjen Everton vs Manchester City.

Video ishte shpërndarë nga zonjusha Redhead dhe është bërë virale në rrjet, ku të gjithë përdoruesit e quanin “të indoktrinuar nga lajmet e konfliktit në Ukrainë”.

Një prej tyre kritikonte të dashurin e vajzës që përdorte konfliktin për luftën e shakave me të dashurën.

Pasi pa anën humoristike të çështjes, Redhead pranonte se ishte marrë nga paniku dhe se kishte besuar se rusët po vinin “për të vrarë të gjithë”.

Përdoruesi  Jamballam tha: “Unë e shikoj anën e humorit këtu, por të bësh diçka të tillë në këtë kohë është jashtë realietit”.

Ndersa Coldicutt tha se nuk e kishte vrarë mendjen shumë kur kishte gjetur videon në rrjetin YouTube dhe vendosi ta përdorte për rivalitetin e humorit me të dashurën e tij.

FOTO GALERI
6/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA