Princi saudit: Nuk dua të di ç’mendon Biden për mua, Kashoggi jo aq i rëndësishëm sa për t’u eliminuar (fotot)

03/03/2022 21:21

“Ne kemi një marrëdhënie të gjatë, historike me SHBA dhe qëllimi ynë është ta forcojmë” tha princi saudit i kurorës Mohammed bin Salman në një intervistë të publikuar sot nga rrjeti amerikan ‘The Atlantic”.

Ai shtoi se “nuk merakoset” se çfarë mendon për të presidenti i SHBA, Joe Biden por theksoi se qëllimi i Riyadit  është të ruajë lidhje të forta me Uashingtonin.

Lidhjet mes dy vendeve janë ftohur disi pas kritikave të Biden ndaj Arabisë Saudite për fushatën shkatërrimtre ushtarake në Jemen, duke njoftuar ndalimin e shitjeve të armatimeve për Riadin dhe Emiratet e Bashkuara.

Më tej Mohammed bin Salman tha në intervistën me The Atlantic se ishte “e qartë” se nuk kishte urdhëruar vasjen makabre të vitit 2018 të gazetarit të Washington Post, disidentit saudit Jamal Khashoggi, përkundër konkluzionit të qeverive perëndimore, duke u justifikuar se i ndjeri nuk ishte aq i rëndësishëm sa për t’u vrarë.

“Nuk kam lexuar kurrë një artikull të Khashoggi në jetën time,” tha Mohammed, duke shtuar se nëse do të dërgonte ekzekutuesit, do të kishte zgjedhur një objektiv “më të vlefshëm, dhe vrasës më të mirë”.

“Sikur ta kishim bërë ne këtë, Khashoggi nuk do të ishte as mes 1,000 njerëzve më të rëndësishëm për t’u eliminuar. Nëse do të kryenim një operacion të tillë do të bëhej në mënyrë profesionale dhe objektivi duhet të ishte mes 1000 të kërkuarve,” tha ai.

Princi u pyet më tej për marrëdhëniet e Arabisë Saudite me SHBA pas vrasjes së Jamal Khashoggi, të cilave iu përgjigj.

“Nuk e vras mendjen, për Amerikën, le të shqetësohet ai”.

Princi tha se vendi i tij ndjek një linjë të ngjashme politike me SHBA dhe aleatët e saj.

“Por nëse dikush bën presion në diçka te e cila ne në fakt besojmë, atëherë zbatimi i saj bëhet më i vështirë”, tha ai.

“Për shembull, në Arabinë Saudite zhvillimi social po ecën para apo prapa? Edhe mes aleatëve, dy vende nuk mund të jenë kurrë dakord për gjithçka”.

“Ne kemi disa besime që respektojmë në Arabinë Saudite, jo unë populli, prandaj është detyra ime të luftoj për besimet saudite dhe për besimin tim si qytetar saudit”, tha mes të tjerash princi.

FOTO GALERI
2/3
Piktura te lidereve ne rruget e Riadit

Top Channel