Britania burgos ‘neo-nazistin’ për fletushkat ku fajëson herbrejtë për “mashtrimin e Covid” (fotot)

03/03/2022 21:45

Një gjykatës në Britani quante sot një 37 vjeçar “neo-nazist dinak e manipulativ me motive terroriste”, duke e burgosur për nxitje urrejtjeje sepse fajësonte bankierët hebrej për atë që quante “mashtrimi i koronavirusit”.

Matthew Henegan kishte nisur të postonte përmbajtje anti-Semite në internet që kur pandemia e koronavirusit goditi fillimisht Britaninë në mars 2020.

Ai vazhdimisht përdorte terma ofenduese për hebrejtë dhe përhapte teori konspiracioni për ta duke thënë se “kontrollojnë lajmet dhe gënjejnë për Covid-19.

Në një prej dokumenteve të postuara online prej tij, Hennegan tha se sulmi terrorist në Londër në urën London Bridge, ku dy njerëz humbën jetën në nëntor 2012, ishte i inskenuar nga “makineria e propagandës”.

Por Henegan erdhi në vëmendjen e policisë vetem kur njerëzit në qytezën e tij nisën të gjenin poshtë derës fletushka me përmbajtje anti-semite dhe me adresat e përmbajtjeve të Henegan në internet, u tha në gjykatë.

Mes pretendimeve të tij ishte dhe ai se “kryeministri  Boris Johnson ishte një hebre që hiqej sikur ishte anglez”, shkruan britanikja Metro.

Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij policia gjeti shumë fletushka dhe simbole të ideve naziste apo ekstremiste.

Hennegan nuk ishte prezent në gjykatë por tha se nuk kishte si qëllim të përhapte urrejtje. Në lidhje me simbolet naziste ai tha se interesohej për Gjermaninë dhe Luftën e Dytë Botërore  dhe nuk besonte se Hitleri nisi luftën, apo se ka vrarë 6 milionë hebrej gjatë holokaustit.

Gjykatësi Nigel Lickley QC i tha: “Ti ke krijuar materiale raciste dhe nxitëse urrejtjeje kundër fesë hebreje”.

Hennegan u burgos me tetë vjet e një muaj.

 

FOTO GALERI
3/3
Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij policia gjeti shumë fletushka dhe simbole të ideve naziste apo ekstremiste.

Top Channel