Putini foli për katër orë, por i tha të gjitha… me një hartë/ Ja deklaratat e tij për Evropën, Zelenskin dhe Trumpin
Aktori amerikan fitues Oskari publikoi një imazh të vetes me bagazh dhe çantë shpine pranë një vargu makinash teksa kërkonte të kalonte në vendin fqinj të Ukrainës.
61-vjeçari Penn tha se bashkë me dy kolegë kishin ecur disa milje drejt kufirit polak ku braktisën makinat e tyre në anë të rrugës, pa dhënë arsyen përse e kishin bërë këtë.
Ai tha më tej se makinat në pamje mbanin vetëm gra e fëmijë, shumica e tyre pa bagazhe, dhe shtonte se makina ishte “zotërimi i tyre i vetëm”.
Sipas një raportimi të agjencisë Reuters Penn kishte arritur të kalonte në Poloni shëndoshë e mirë.
Të enjten që shkoi aktori ishte fotografuar në një konferencë shtypi të qeverisë në Kiev, ditën kur Rusia nisi ofensivën e saj të pushtimit të Ukrainës.
Asokohe zyra e presidentit ukrainas shkruante në një koment: “Sot Sean Penn është në Ukrainë për të mbrojtur Ukrainën”.
Sipas postimit Penn ka ardhur në Ukrainë që prej nëntorit për realizimin e një dokumentari dhe është takuar me disa zyrtare të qeverisë dhe ushtrisë së vendit.
Më herët duke quajtur Ukrainën “maja e shigjetës për ëndrrat demorkatike” ai vlerësoi popullin ukrainas për “kurajon dhe parimet”.
Kjo nuk është hera e parë që Penn viziton zona konflikti e katastrofe.
Ai ka qenë në Haiti pas tërmetit shkatërrimtar në 2010 si dhe ka ndihmuar në përpjekjet e shpëtimit pas urraganit të vitit 2005 që shkatërroi New Orleans.
Top Channel