24/11 22:35
Një sulm me raketë ka goditur ndërtesën e departamentit rajonal të policisë në Kharkiv.
Në pamje duket se si ndërtesa që ndodhej në qendër të qytetit ka marrë flakë dhe është shkatërruar plotësisht.
Anton Geraschenko, një këshilltar i Ministrit të Brendshëm të Ukrainës, thotë se një ndërtesë që i përket Universitetit Kombëtar Karazin përballë rrugës është gjithashtu në flakë pas sulmit.
Kharkiv ka qenë një nga qytetet më të sulmuara me raketa gjatë mbrëmjes së djeshme.
Të paktën 21 persona u vranë dhe 112 u plagosën në bombardimet e qytetit të dytë më të populluar të Ukrainës, tha kryebashkiaku i qytetit.
Top Channel